", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2025/July/31/auto_pooo_sd-1-21753978229.jpg", "width": 900, "height": 506 } }

VIDEO/ Sherr në parlamentin ukrainas, dy deputetë përleshen me njëri-tjetrin - Ja shkaku

Parlamenti i Ukrainës ka miratuar sot ligjin që rikthen pavarësinë e organeve mbikëqyrëse kundër korrupsionit pas reagimeve të ashpra.

Ky vendim shkaktoi kaos në parlamentin ukrainas, pasi dy deputetë u përleshën me njëri-tjetrin para se të votonin ligjin me qëllim rivendosjen e pavarësisë së agjencive antikorrupsion të vendit. Për të shuar konfliktin fizik që mund të degradonte më tej, kanë ndërhyrë deputetet e tjerë dhe siguria.

“Ky ligj garanton punën normale dhe të pavarur të organeve kundër korrupsionit dhe të gjitha agjencive të zbatimit të ligjit në vendin tonë. Është vendimi i duhur,” u shpreh presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.