", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2025/July/31/auto_Screenshot_61753976738.png", "width": 900, "height": 471 } }

Britani/ Tetë fëmijë të helmuar në një kamp veror në Leicestershire, arrestohet 76-vjeçari

Një 76-vjeçar është arrestuar në veri të Anglisë, pasi dyshohet se ka helmuar fëmijë në një kamp veror.

Ngjarja ndodhi në një kamp që ndodhet në Stathern, në Leicestershire, njoftoi policia, duke shtuar se ‘shumë fëmijë nuk ndiheshin mirë’.

Menjëherë pas mbërritjes në vendngjarje, policia dhe shërbimet e urgjencës kontrolluan fëmijët, dhe morën masat përkatëse.

U vendos që tetë prej fëmijëve të dërgoheshin në spital për arsye parandaluese. “Të gjithë janë tashmë të lëshuar për në shtëpi,” sqaroi policia.

Në kamp u arrestua një burrë 76-vjeçar, pasi dyshohet se ka administruar një lëndë helmuese ose të dëmshme me qëllim që të lëndojë, dëmtojë ose shkaktojë shqetësim. Ai ndodhet ende në paraburgim,” shtoi e njëjta burim, pa dhënë detaje mbi natyrën e substancës së administruar.

E kuptojmë shqetësimin që ka shkaktuar ky incident tek prindërit, drejtuesit e kampit dhe komuniteti,” deklaroi inspektori Neil Holden.

Sipas mediave lokale, policia ndodhej ende në vendngjarje edhe sot.