Rreziku i fshehur në rrezet e diellit, ora ideale për plazh sipas ekspertëve

Temperaturat përvëluese të kësaj vere e kanë bërë plazhin një “strehe” të domosdoshme, por jo çdo orë është e sigurt për t’u ekspozuar në diell.

Sipas dermatologëve dhe specialistëve të shëndetit publik, rrezet UV janë më të rrezikshme nga ora 11:00 deri në 16:00, kohë kur lëkura është më e ekspozuar ndaj dëmtimeve dhe rritet ndjeshëm rreziku për djegie dhe probleme afatgjata.

Ora ideale për të shkuar në plazh?

Ekspertët sugjerojnë që koha më e sigurt për t’u relaksuar në rërë është para orës 10 të mëngjesit ose pas orës 17:00. Në këto orare, intensiteti i rrezeve është më i ulët dhe trupi e përfiton më mirë vitaminën D pa pasur efekte të dëmshme.

Mos harroni: përdorimi i kremit mbrojtës me SPF të lartë, kapela dhe hidratimi i vazhdueshëm janë të domosdoshëm edhe në oraret “të sigurta”.