Tragjike në Elbasan, biznesmeni i jep fund jetës, do i prishnin lokalin tek parku ‘Rinia’. Ja emri

Një 54 vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur.

Viktima është identifikuar me inicialet Shefik Bora, i njohur si pronar i një biznesi bar restorant në afërsi të parkut Rinia në Elbasan.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 21:30 në banesën e tij. Kanë qenë vetë familjarët që e kanë gjetur 54-vjeçarin duke njoftuar edhe policinë.

Burime jo zyrtare thonë se një shkak mund të jetë plani për prishjen e lokalit të tij për shkak të zgjerimit të rrugës dhe një projekti që përfshin parkun Rinia.