SYRI TV/ 'Narkosi Çullhaj në krye të sektorit shkencor', Berisha: Droga dikton nomenklaturën e narkoshtetit
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të tjetra ndaj qeverisë së Edi Ramës, që sipas tij po kap strukturat shtetërore me personazhe të inkriminuar duke instaluar ‘narko-diktaturën’.
Berisha akuzoi Ramën se e ka dorëzuar Ministrinë e Brendshme në duart e personave me precedent penal, ku në krye të Policisë shkencore ka emëruar Perlat Çullhaj i shkarkuar në vitin 2010 për lidhje me grupet kriminale në trafikun e drogës. Berisha lësgoi akuza edhe ndaj ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha, që mban dia mbiemra dhe i përdor sipas rastit.
Lideri i opozitës Sali Berisha denoncoi emërimin e Perlat Çullhaj në postin e drejtorit të Analizës Shkencore në Ministritë e Brendshme, për të cilin theksoi se është shkarkuar nga policia e shtetit në vitin 2010 si trafikant.
Në konferencë me gazetarët, Berisha deklaroi se Çullhaj është bashkëpunëtor i Saimit Tahirit dhe i është gjetur impiant me kanabis, si dhe theksoi se emërimi i tij është bërë për të prishur provat duke iu shërbyer bandave.
Berisha akuzoi ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha se përdor mbiemër tjetër për shkak të problemeve të tij.
Kreu demokrat komentoi edhe deklaratat e kreut të SPAK Altin Dumani, ku dënoi mos hetimin e krimeve zgjedhore nga ky institucionin, i cili ka dërguar në gjyq 1 nga 193 materiale të administruar.
Berisha teksa bëri me dije se Dumani ka marrë në mbrojtje gjyqtaren Irena Gjoka për krimet e saj, deklaroi se kreu i SPAK hesht për 190 milion euro të aferës së inceneratorit që po investohen në Kulla nga Rama dhe Veliaj.
Për votimin në Këshillin Bashkiak të Sarandës, Sali Berisha u shpreh se Parti Demokratike po bën sqarimet e duhura, ndërsa theksoi se për çdo investim ligji detyron përfilljen e komunitetit.