Vëllai i kryebashkiakut të Tiranës porositi apartament 800 mijë euro, paratë do të paguheshin me 3 këste
Përveç Veliajt dhe bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, përfitues të skemave abuzive me paratë publike janë edhe familjarë të tyre.
Në dosje zbulohet si Arbër Veliaj, vëllai i Erion Veliajt kishte porositur një objekt në godinën "Bookbuilding" pranë Sahatit të Tiranës, të ndërtuar nga kompania TDT & Partners.
Për ndërtimin e këtij objekti leja është dhënë nga kryetari i bashkisë Tiranë, Erjon Veliaj.
“Kontrata për këtë objekt është lidhur para një viti, por Arbëri nuk ka kryer ende asnjë pagesë, he për shkak të situatës, nuk e ka kontaktuar për të kërkuar pagesën.” thotë Gledi Abdi pronar i fimrës.
Në dosje thuhet se ndërmjet shoqërive Invest Society Shpk dhe TDT&Partners me palën porositëse shoqërinë Gogël Shpk (përfaqësuar nga adm. Arbër Veliaj) nga shoqëria Gogël Shpk është porositur Njësia/Zyra me sipërfaqe ndërtimore 451.9 m2, kati i 3-të i objektit me orientim very-jug-lindje.
Sipërfaqja neto e objektit të porositur është 379.75 m2, ndërsa sipërfaqja e përbashkët është 72.15 m2. Cmimi i blerjes është përcaktuar 1,800 euro/m2, në shumën totale prej 813,420 euro, e cila duhet të paguhet me tre këste.
Kësti i parë në shumën 300,000 euro, do të paguhet menjëherë me lidhjen e kësaj kontrate.
Kësti i dytë në shumën 300,000 euro, do të paguhet brenda 45 ditëve nga nënshkrimi i kësaj kontrate
Kësti i tretë në shumën 213,420 euro, do të paguhet brenda 90 ditëve nga nënshkrimi i kësaj kontrate
Në vijim, është lidhur Kontrata e sipërmarrjes për prenotim Garazh/Bodrum, ndërmjet shoqërive Invest Society Shpk dhe TDT&Partners me palën porositëse shoqërinë Gogël Shpk të Arbër Veliajt
Çmimi i blerjes është përcaktuar 20,000 euro, i cili duhet të likuidohet brenda dy muajsh në llogarinë bankare të shoqërise Invest Society.
Pra në total çmimi për kalimin e të drejtave reale është në shumën totale 833,420 euro nga të cilat:
133,420 euro duhet te kalojnë në llogarinë e shoqërise Invest Society Shpk, si detyrim i pashlyer.
Diferenca prej 700,000 euro do të paguhet shoqërisë Gogel Shpk, nepërmjet fitimeve të pashpërndara te shoqërisë Gogel Holding, në formën e dividentëve në momentin e miratimit të vendimit të Asamblesë së Ortakëve për shpërndarjen e tyre.