‘Ujërat e zeza derdhen aty ku lahen pushuesit’, Noka: Shqipëria turistike është një kopertinë propagandistike

Situata katastrofike me ndotjen e plazheve në Shqipëri është perceptuar edhe nga Agjencia Evropiane e Mjedisit. “Ujërat e zeza derdhen aty ku lahen pushuesit”, kanë konstatuar ata.

Ndërkohë që sekretari i Përgjithshëm i PD Flamur Noka në një reagim në faqen e tij në facebook shkruan se. “Shqipëria turistike është një kopertinë propagandistike”. “Bregdeti pa kolektor për pastrimin e ujërave të zeza”, shkruan ai.

Postimi:

Agjencia Evropiane e Mjedisit rrëzon Ramën. Ujërat e zeza derdhen aty ku lahen pushuesit.

Shqipëria turistike është një kopertinë propagandistike. Bregdeti pa kolektor për pastrimin e ujërave të zeza. "Turizëm" kutërbues me gropa septike që qelbin gjithë verës.

Në vitin #2020 vendi ynë kishte 91 plazhe që kategorizoheshin "të shkëlqyer".

Tani kemi vetëm 19. Nga 119 plazhe të mbikëqyrura nga Agjencia Evropiane e Mjedisit (#EEA) për vitin #2024, rezultojnë vetëm 19 të tilla.

27 plazhe klasifikohen me cilësi “të dobët”, ndërsa 14 të tjera në nivelin minimal “të mjaftueshëm”. Vetëm 59 zona janë cilësuar me cilësi “të mirë”.

[⚠️] #Saranda

Të 4 plazhet e monitoruara në qytet janë klasifikuar me cilësi “të dobët”, ndërsa 2 plazhet më pranë Portit të Limionit, që në vitet e kaluara gëzonin statusin e plazhit "të shkëlqyer" tashmë renditen si “të mirë”.

[⚠️] #Ksamili

Nga 3 plazhe që dikur ishin “të shkëlqyera”, sot vetëm një e ruan këtë status.

[⚠️] #Vlora

Të gjitha plazhet brenda qytetit janë të kategorizuara me cilësi të keqe, përjashto vetëm Zvërnecin, ku uji rezulton i “mirë” dhe “i mjaftueshëm”.

[⚠️] #Himara

Nga katër plazhe të raportuara, vetëm një ruan shkëlqimin. 2 janë “të mira” dhe 1 tjetër vetëm “e mjaftueshme”.

[⚠️] Ndërkohë #Borshi dhe #Qeparoi, që më parë kishin statusin “ekselent”, tashmë rezultojnë si “të mirë”.

Gjiri i Lalëzit, #Shëngjini, Tale dhe #Velipoja ruajnë përgjithësisht një cilësi të mirë të ujërave, ndërsa #Durrësi, Spilleja, #Divjaka dhe Seman-Darzeza kanë një përzierje rezultatesh, ku cilësia “e mirë” dhe “e mjaftueshme” mbizotërojnë.

Ndotja fekale, prurjet e lumenjve të ndotur, mungesa e impianteve të trajtimit të ujërave të zeza, keqmenaxhimi i mbetjeve dhe urbanizimi kaotik e korruptiv në zonat turistike e renditin vendin tonë TË FUNDIT NË EUROPË për pastërtinë e plazheve.