Gjermania do të njohë shtetin palestinez? Ministri Wadephul: Bisedimet për zgjidhjen me dy shtete duhet të fillojnë!
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, tha të enjten se njohja e një shteti palestinez vjen më shumë në fund të negociatave për një zgjidhje me dy shtete, por ky proces duhet të fillojë tani, duke paralajmëruar se Berlini do t'u përgjigjet "hapave të njëanshëm".
"Një zgjidhje e negociuar me dy shtete mbetet e vetmja rrugë që mund t'u ofrojë njerëzve në të dyja anët një jetë në paqe, siguri dhe dinjitet", tha ai në një deklaratë të lëshuar pak para udhëtimit të tij të enjten në Izrael dhe territoret palestineze.
"Për Gjermaninë, njohja e një shteti palestinez vjen më shumë në fund të këtij procesi. Por një proces i tillë duhet të fillojë tani."
Në konferenca e fundit e OKB-së mbi një zgjidhje me dy shtete për konfliktin izraelito-palestinez - e bojkotuar nga SHBA-të dhe Izraeli - sipas Wadephul, tregoi se "Izraeli po e gjen veten gjithnjë e më shumë në pakicë"./ Reuters.