'Grabitja e 60 hektarëve' Zhupa: Nivica e Niviciotëve, jo e klientëve të pushtetit të Ramës

Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka reaguar lidhur me miratimin nga këshilli bashkiak i Sarandës i dhënies me qira të 60 hektarëve tokë në Heremec, në zonën e Nivicës për ndërtimin e një parku fotovoltaik, në pronësi të dy biznesmenëve të lidhur me kryeministrin Rama.

Zhupa thotë se nën moton vjedhin Shqipërinë për të vjedhur votat dhe vjedhin votat për të vjedhur Shqipërinë” rrëmbejnë tokat për të shpërblyer oborrtarët e Ramës, kontributorët e farsës zgjedhore

Reagimi

“Nivica e Niviciotëve, jo e klientëve të pushtetit të Ramës!

Rrëmbimi i tokave të shqiptarëve për interesa të oligarkëve është e vetmja “punë” që bën qeveria dhe bashkitë e saj marioneta.

Dje, këshilli bashkiak Sarandë ka marr një vendimarrje të paligjshme, ndërkohë që ato toka janë të banorëve të Nivicës dhe ndodhen në një proces gjyqësor.

Ishte detyrim parësor i këshillit që banorët mos ti linin jashtë duke i vënë policinë por të pranonin kërkesën e bërë nga kryetari i PD Sarandë, këshilltari Shpëtim Ahmeti për ti dëgjuar ata në këshill. Kjo kërkëse u rrëzua nga kartonat e pushtetit, që nuk njohin qytetarët por vetëm oligarkët. Partia Demokratike Sarandë ka mbajtur të njëjtin qëndrim me parimet e Partisë Demokratike në mbrojtje të pronës, në mbrojtje të interesit publik dhe në krah të qytetarëve.

Me moton: “Vjedhin Shqipërinë për të vjedhur votat dhe vjedhin votat për të vjedhur Shqipërinë” rrëmbejnë tokat për të shpërblyer oborrtarët e Ramës, kontributorët e farsës zgjedhore