Vau i Dejës/ Kapet 27-vjeçari për kultivim kanabisi, procedohet babai për armë pa leje
Në kuadër të operacionit policor antikanabis të koduar “Koordinata”, në Vau i Dejës vijojnë veprimet hetimore dhe operacionale për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë kanë kapur dhe arrestuar shtetasin P.N., 27 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim si autor i dyshuar i kultivimit të 180 bimëve Cannabis Sativa në fshatin Mnelë.
Po punohet për kapjen e një 17-vjeçari, bashkëpunëtor në këtë rast.
Gjatë kontrollit në banesën e babait të të arrestuarit, 62-vjeçarit Z.N., u gjet dhe sekuestrua një armë gjahu pa leje, ndaj të cilit nisi procedimi penal. Materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Shkodrës për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Vau i Dejës/Vijojnë veprimet hetimore dhe operacionale në kuadër të operacionit policor antikanabis, të koduar “Koordinata”.
Kapet dhe vihet në pranga një 27-vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim pasi është identifikuar nga hetimet si autor i dyshuar i kultivimit të 180 bimëve narkotike Cannabis Sativa, në fshatin Mnelë.
Punohet për kapjen e një 17-vjeçari, bashkëpunëtor për kultivimin e këtyre bimëve narkotike, të cilat janë gjetur dhe asgjësuar nga shërbimet e Policisë, në muajin qeshor.
Procedohet në gjendje të lirë babai i 27-vjeçarit, pasi gjatë kontrollit në banesë iu gjet një armë gjahu që e mbante pa leje.
Në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale në kuadër të operacionit policor antikanabis, të koduar “Koordinata”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës kapën dhe ndaluan shtetasin P. N., 27 vjeç.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi nga hetimet e kryera me metoda proaktive, në drejtimin e Prokurorisë, dyshohet se një bashkëpunim me një 17-vjeçar, kanë kultivuar 180 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, në fshatin Mnelë, të cilat janë janë gjetur dhe asgjësuar nga shërbimet e Policisë, në muajin qershor. Punohet për kapjen e 17-vjeçarit.
Në vijim të veprimeve procedurale, u krye kontroll në banesën e shtetasit Z. N., 62 vjeç, babai i shtetasit të arrestuar, ku u gjet dhe u sekuestrua një armë gjahu që 62-vjeçari e mbante pa leje. U referuan materialet procedurale në Prokurori dhe nisi procedimi penal për 62-vjeçarin.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.