Strazimiri: Kodi Penal? Shtojnë aq nene, sa ç'kanë mbyllur shkolla...

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike Gent Strazimiri ka reaguar me një shënim të shkurtër në facebook pas publikimit të projektit qeveritar për një Kod të ri Penal.

“Arrika në 952 nene, nga 600 nene që ka aktualisht. Shtohen pra, 352 nene dënimesh, burgimi!”.

"Aq sa numri i shkollave të mbyllura në këto 12 vjet", shkruan Strazimiri.

Mesazhi:

Kodi Penal? Shtojnë aq nene, sa ç'kanë mbyllur shkolla...

Kodi Penal që "Partia" paska përgatitur "për t'iu përshtatur kushteve të reja social-ekonomike", arrika në 952 nene, nga 600 nene që ka aktualisht.

Shtohen pra, 352 nene dënimesh, burgimi!

Aq sa numri i shkollave të mbyllura në këto 12 vjet...

Kjo nuk është "përshtatje", është PËR'PUTHJE perfekte "me kushtet e reja social-ekonomike" ...

SPAK YOU