Emrat e rinj / Akuzat dhe postet që kanë mbajtur më parë dhe qoka e Ramës për ‘opozitarin’ Basha

Katër nënkryetarë të bashkisë së Tiranës janë liruar nga detyra. Bëhet me dije se Frida Pashako, Andi Seferi, Keti Luarasi dhe Jonida Halili kanë paraqitur dorëheqjet e tyre nga posti që mbanin në këtë institucion.

Ndërkohë janë caktuar edhe katër emrat që do të jenë nënkryetarët e rinj, të cilët janë Ilir Mengra, Blendi Sulaj, Gentian Keri dhe Vasilika Vjero.

Ndryshimet vijnë pas takimeve të zhvilluara nga kryeministri Edi Rama me deputetët e qarkut të Tiranës dhe drejtorët e bashkisë së kryeqytetit dhe presionit të tij ndaj pushtetit lokal. Në mbledhjen e fundit, Rama kishte kërkuar gjithashtu që bashkia të ishte me 5 nënkryetarë dhe secili prej tyre të kishte një profil të caktuar.

Ndërkohë raportohet se në mbledhje, kryetares së komanduar të bashkisë Tiranë, Anuela Ristanit, Rama i ka ngarkuar pjesën e digjitalizimit në këtë institucion.

Po kush janë 4 nënkryetarët e rinj me të cilët Rama do kontrollojë Tiranën dhe hapësirën e saj.

Ilir Mengra, i cili prej pak muajsh mban postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit të Transportit Rrugor (DPSHTRR), ishte pronar i tre apartamenteve në vitin 2022, kohë që ishte në krye të “Targave” të Tiranës dhe vendosi të shpenzojë 200 mijë euro për të blerë një banesë të katërt.

Tani do të jetë nënkryetar i bashkisë më të madhe në vend i emëruar nga Rama.

Blendi Sulaj: Është një njeri i Lulzim Bashës. Me këtë Rama duke se po shpërblen shërbimet e shumta që ish kreu i PD i ka bërë atij dhe rilindjes për të qëndruar në pushtet tash 12 vjet dhe për të vjedhur Shqipërinë.

Sulaj përpara se t’i bashkohej listës së Partisë Socialiste me 2025, ka drejtuar dhe degën PD në njësinë 9 në Tiranë në kohën kur PD e drejtonte Lulzim Basha pas ngjarjeve të zgjedhjeve 2021.

Gentian Keri, ish Kreu i KPP i akuzuar për manipulime tenderësh e favorizime të familjarëve të tij me veprimet si drejtues i këtij institucioni. Më datë 26. 09. 2016, kryeministri Rama e largoi Kerrin nga posti i kreut të Prokurimeve Publike por sot e emëron si nënkryetar të bashkisë së Tiranës.

Vasilika Vjero ka qenë drejtore e Përgjithshme e Tatimeve  dhe zv/ministre e Financave dhe se fundi e ulur në “gradë” si këshilltare në Ministrinë e financave. Tani Rama e gradon në bashkinë e Tiranës.