France 24/ ‘IDF qëlloi ndaj një fëmijë që s’kishte asgjë’, Ish-kontraktori i ndihmës: GHF, bashkëpunëtore në krime lufte në Gaza!
Anthony Aguilar, një ushtar i pensionuar i ushtrisë amerikane, punoi si nënkontraktor sigurie për Fondacionin Humanitar të Gazës (GHF) të mbështetur nga Izraeli dhe SHBA-të, i ngarkuar me dërgimin e ndihmës në enklavën e rrethuar palestineze. Në këtë dëshmi ekskluzive, Aguilar zbulon detaje të patreguara dhe tronditëse rreth operacionit të ndihmës së GHF në Gaza.
Oficeri në pension i Forcave Speciale të Ushtrisë Amerikane, Anthony Aguilar, punoi si nënkontraktor për UG Solutions në operacionin e shpërndarjes së ndihmës së Fondacionit Humanitar në Gaza.
‘Mendoj se GHF është bashkëpunëtore enë krimet e luftës, pjesë e një fillimi që nuk ka fund. Palestinezët ishin ata që lëndoheshin'.
Ai tha se ishte në një pikë shpërndarjeje në Gaza në maj kur një granatë tymuese u hodh në turmë, pikërisht pranë një gruaje palestineze, e cila po vendoste sende nga kutia e ndihmave që sapo kishte mbledhur në një çantë, në mënyrë që të mund të largohej.
Granata e zhurmshme e la gruan palestineze të paarmatosur pa ndjenja, tha Aguilar. "Ajo ishte pa jetë. Nuk lëvizte, e kishin qëlluar në kokë", shtoi ai. Pamjet e filmuara nga ish-ushtari i ushtrisë amerikane dhe nënkontraktori i GHF, zbulojnë detaje të tmerrshme të operacionit të ndihmës.
"Isha dëshmitar i Forcave Mbrojtëse Izraelite që qëllonin mbi turmat e palestinezëve", tha Anthony Aguilar.
‘Ishte një djalë i vogël, pa këpucë, mund të ishte 7-8 vjeç. Kishte udhëtuar ndoshta 12 km, pa prindër që e shoqëronin, ndoshta ishte vetëm. M’u afrua dhe më puthi dorën. Ky djalosh i vogël nuk kishte të bënte me Hamasin. Forcat e IDF ishin pozicionuar dhe qëlluan ndaj tij, qëllonin, uinë pashë palestinezë, civilë me çanta në krahë të shtrirë poshtë.. e pashë atë djalin dhe u ndjeva… unë nuk dua të jem pjesë e kësaj’, shprehet ish ushtari në reportazhin e Francë 24.
Ai shtoi se në të gjithë karrierën e tij nuk kishte parë kurrë një nivel të tillë "brutaliteti dhe përdorimi të forcës pa dallim dhe të panevojshme kundër një popullsie civile, një popullsie të paarmatosur dhe të uritur"./ France 24.