Librazhd/ I moshuari ndez zjarr në pyllin e Xhyrës, digjet sipërfaqja me shkurre dhe pemë

Një zjarr i ndezur në mënyrë të qëllimshme në pyllin e fshatit Xhyrë, në Librazhd, ka shkaktuar djegien e një sipërfaqeje toke me shkurre dhe pemë.

Policia ka identifikuar autorin e dyshuar, një 76-vjeçar, i cili është proceduar penalisht në gjendje të lirë për shkak të moshës.

Hetimet e kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Librazhd tregojnë se zjarri është përhapur për shkak të erës, duke shkaktuar dëme mjedisore në zonë.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për vijimin e veprimeve të mëtejshme ligjore.