Presioni i Ramës/ Japin dorëheqjen katër nënkryetarët e Bashkisë Tiranë, ja kush i zëvendëson

Katër nënkryetarë të Bashkisë Tiranë kanë dhënë dorëheqjen.

Mësohet se Frida Pashako, Andi Seferi, Keti Luarasi dhe Jonida Halili janë larguar nga detyra.

Ndërkohë media mëson se katër nënkryetarët e rinj janë caktuar Ilir Mengra, Blendi Sula, Gentian Keri dhe Vasilika Vjero.

Kjo lëvizje vjen pas kërkesave të vazhdueshme të Edi Ramës që nënkryetarët dhe drejtorat e bashkive të japin dorëheqjen ose të shkarkohen.