Maliq/ Ndezi zjarr për hapje kullotash, përfundon në pranga 26-vjeçari
Një 26-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Maliqit, pasi akuzohet se ka ndezur zjarr me qëllim hapjen e kullotave, duke shkaktuar djegien e një sipërfaqeje toke me bimësi dhe shkurre.
Sipas njoftimit, shtetasi G. A., banues në fshatin Pirg, dyshohet se më 30 korrik, rreth orës 15:00, ka ndezur zjarr në zonën “Arat e Sulës”, mbi fshatin Leminot ku flakët janë përhapur nga era dhe kanë djegur një sipërfaqe të konsiderueshme toke.
Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme ligjore.
Njoftimi i Policisë:
Ndezi zjarr me qëllim hapjen e kullotave dhe si pasojë e përhapjes së flakëve u dogj një sipërfaqe toke me bimësi dhe shkurre, arrestohet 26-vjeçari.
Si rezultat i veprimeve hetimore për dokumentimin e rasteve të zjarrvënieve dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin:
G. A., 26 vjeç, banues në fshatin Pirg.
Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, më datë 30.07.2025, rreth orës 15:00, ka ndezur zjarr në vendin e quajtur "Arat e Sulës", mbi fshatin Leminot, me qëllim hapjen e kullotave të reja, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve nga era, është djegur një sipërfaqe toke me bimësi dhe shkurre.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë apelon për të gjithë qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi do të përballen me ligjin.