Formula 1, Ferrari zyrtarizon rinovimin e kontratës me Fred Vasseur

Pas javësh të tëra spekulimesh dhe pasigurish, më në fund vjen konfirmimi: Frederic Vasseur do të vazhdojë të jetë drejtuesi i ekipit Ferrari në Formula 1. Njoftimi zyrtar nga Maranello u bë në prag të Çmimit të Madh të Hungarisë, duke konfirmuar rinovimin me një kontratë afatgjatë.

Njoftimi zyrtar i Ferrarit

"Scuderia Ferrari HP ka kënaqësinë të njoftojë zgjatjen, me një kontratë shumëvjeçare, të marrëveshjes me Fred Vasseur, i cili do të vazhdojë të mbajë rolin e Team Principal për sezonet e ardhshme të Formula 1".

Fred iu bashkua Ferrarit në fillim të vitit 2023, duke sjellë me vete një përvojë të gjerë në botën e garave dhe një aftësi të provuar për të zhvilluar talente dhe për të ndërtuar skuadra konkurruese në çdo nivel të motorsportit. Që nga ajo kohë, ai ka vendosur themele të forta me ambicien për të rikthyer Ferrarin në majat e Formulës 1.

Rinovimi i kontratës së Fred-it pasqyron vendosmërinë e Ferrarit për të ndërtuar mbi këto themele të vendosura. Aftësia e tij për të udhëhequr nën presion, për të përqafuar inovacionin dhe për të ndjekur performancën përputhet plotësisht me vlerat dhe objektivat afatgjata të skuadrës.

Nën drejtimin e Fred Vasseur, Scuderia Ferrari HP është e bashkuar, e fokusuar dhe e përkushtuar ndaj përmirësimit të vazhdueshëm. Besimi i dhënë atij pasqyron besimin e ekipit në drejtimin strategjik dhe forcon vendosmërinë e përbashkët për të arritur rezultatet që tifozët, pilotët dhe gjithë familja Ferrari presin dhe meritojnë.’