Whitkoff do të udhëtojë ditën e nesërme në Izrael
I dërguari amerikan për Lindjen e Mesme, Steve Ëhitkoff, do të udhëtojë të enjten drejt Izraelit për të diskutuar ‘hapat e ardhshëm’ në lidhje me luftën në Gaza, deklaroi sot një zyrtar amerikan.
“Steve Whitkoff do të jetë në Izrael të enjten, ku do të takohet me zyrtarë për të diskutuar hapat e ardhshëm për menaxhimin e situatës në Gaza,” tha zyrtari, duke kërkuar të mbetet anonim.
Whitkoff ka udhëhequr përpjekjet për bisedime indirekte mes Izraelit dhe lëvizjes islamike Hamas, me qëllim arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi në Gaza.
Më 24 korrik, ai pranoi se negociatat kishin dështuar.
Nga udhëtimi i tij në Skoci, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi të hënën se një armëpushim në Gaza është ‘i mundshëm’, ndërsa e cilësoi situatën humanitare në enklavën palestineze si ‘uri e vërtetë’.
Ai shtoi gjithashtu se pret krijimin e qendrave të shpërndarjes së ushqimeve për të ushqyer më shumë njerëz në Gaza, ku tashmë ka nisur një krizë e rëndë urie. Syri.net-Protothema