Merret vendimi, rrëzohet kërkesa e Andia Ullirit

Komisioni i Ankesave dhe Sanksione rrëzoi ankimimin e kandidates së PD-së, Andia Ulliri, duke lënë në fuqi mandatin e deputetit për qarkun Durrës në listën e hapur.

Vendimi u mor medistën e kësaj të mërkurë, pasi Komisioni e shqyrtoi në pikën e parë të rendit të ditës, ankimimin e kandidates së për zgjedhjet e 11 majit për qarkun Durrës, deputetes aktuale Andia Ulliri, e cila nuk u rizgjodh dot nga lista e hapur për legjislaturën e ardhshme.

Ligjvënëses së PD i mbetet tashmë rruga e apelimit në Kolegjin Zgjedhor, ku pritet të vijojë betejën ligjore të saj.