Veliaj i tredhuri i madh!

Dua ta them troç që në krye të herës: ajo që po ndodh me Veliajn është shkelje e të drejtave të njeriut.

Mendimi që kam për një lëtyrë politike si ai, po aq bashkëfajtor sa Rama, Balluku, Manja e kompani për situatën dhe të gjitha të zezat që po kalon vendi, nuk më pengon të them edhe këtë që sapo thashë më sipër.

Ka gjashtë muaj që mbahet në burg pa akuzë, dhe SPAK-u u kujtua vetëm para dy ditësh t’ia komunikonte. Është privuar nga e drejta për t’u mjekuar, për të mbajtur qëndrime publike rreth situatës së tij; është vënë nën presion, nën kërcënim. Janë përndjekur familjarë që ndoshta s’kanë asnjë lidhje me aktivitetin e tij, e të gjitha me radhë. I kanë dalë në publik çmimet e veshjeve intime të gruas apo bisedat që ai mund të kishte me të – edhe kur s’kishin të bënin fare me ngjarjen.

Pra, është një trajtim i ngjashëm me atë të Kadri Hazbiut, kur diktatori e sulmoi publikisht dhe verbalisht për të bërat e të pabëra. Ka ngelur vetëm tortura fizike, që s’është çudi të mos mungojë nga ndonjë horr brenda burgut – të cilët, në epokën Rama, i kemi me shumicë.

Pavarësisht se bëj pjesë te ajo pjesë e shoqërisë që kanë kërkuar me ngulm dënimin e tij, sërish e lexova jo pa vëmendje një reagim të gjatë të të burgosurit 9216, titulli i të cilit më mikloi jo pak.

Erion Veliaj e konsideronte burgimin e tij si politik dhe të padrejtë! Më kot u rreka mes rreshtash të gjeja shkaktarin e vuajtjeve “demonike”, të cilat natyrshëm ndodhin në regjime autoritare. Por asnjë fjalë për regjimin, asnjë fjalë për arkitektin ose bashkëarkitektin e reformës së deformuar në drejtësi, pasojat e së cilës po i vuan edhe ai vetë.

Gëk! Askund nuk përmendej Rama – vetëm padrejtësia që po i bën “SPAK”-u. Për pak mendova se në ndonjë paragraf do gjeja shprehje të tipit “Fajin e ka Saliu!”

Për ne që s’jemi aq fansa të reformës në drejtësi – këtij plani të madh sorosist që do të na sillte begatinë – jemi fare të qartë se kush i dirigjon sulmet ndaj Veliajt. Ai është Edi Rama! Shkaqet i dinë vetë ata, por më i besueshmi është ai i luftës politike të brendshme.

Veliaj i duhej Ramës që të linçohej publikisht duke qenë në detyrë, që ai vetë të shpallej si Mesia duke shkarkuar kështu presionin që mbart në vetvete qeveria apo qeveritë mizerabël që ka krijuar në këto 12 vjet. Ndryshe, s’kishte pse e kandidonte si kryetar Bashkie në vitin 2023, për ta dërguar në burg pa mbushur as dy vjet nga mandati.

Kjo situatë më solli në mendje ato përgjimet e kohës, kur Veliaj kërkonte të merrte në dorë FSHF dhe si i drejtohej asokohe Sul Memës, ikonës së futbollit shqiptar për faktin e vetëm se nuk pranonte të shitej te Veliaj. Po mirë mor Sul që qesh me mu. Si ka mundësi që ju ka marrë dinjtetin, burrërinë. Si mund të presë robi k… e të sillet si rrotë k…. Ne nuk jemi kurva që fshihemi. Ne jemi burra”

E pra, Veliaj – në rast se pretendon se ka ato “bolet” prej hekuri me të cilat kërkonte të kërcënonte sportistët,  atëhere le të tregojë me gisht se me urdhër të kujt po përndiqet. Deri në ç’pikë është i zhytur Rama në pazaret e pushtetit, deri ku shkojnë urdhrat e tij për kullat, inceneratorët, pastrimin e parave, manipulimin e votave zgjedhje pas zgjedhjesh. Pasi të bëjë këtë, mund t’i kërkojë SPAK-ut apo kujtdo që të mbajë standardin e drejtësisë – ashtu siç bëri avokatin kur mori përsipër mëkatet e Ramës për shembjen e Teatrit. 

Nëse nuk e bën, atëherë le të ulë kokën dhe të durojë përdhunimin që po i bën shefi i tij me anë të mashave të veta – qofshin këta të SPAK-ut, Ulsiut apo Belindë-s. Sepse për ngritjen e këtij sistemi, për shpopullimin, për rrënimin e çdo vlere shoqërore e kulturore, për kufizimin e lirive dhe vjedhjen e pronave, ai është po aq fajtor sa ai dhe në këtë pikë ai mund të kërkojë mbështetje vetëm tek ndonjë langua që ka përfituar prej tij – qoftë në botën e biznesit, qoftë në botën e medias. Por vetëm kaq.

Pjesa tjetër ndjen veç neveri e aspak keqardhje. Veliaj jo vetëm që si ka ato “bolet” e hekurit, por sështë gjë tjetër vetëm se një miush që po pranon të bëjë dhe atë pjesë të burgut që duhej ta bënte Rama.