Aksident i rëndë në Borsh, dy të vdekur dhe dy të plagosur

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Borsh këtë mesditë.

Si pasojë e një aksidentit dy persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur

Një furgon mësohet se është përplasur me një automjet.

Burime paraprake bëjnë me dije se nga aksidenti kanë ndërruar jetë dy persona dhe dy të tjerë janë plagosur.

Syri tv mëson se viktimat janënjë burrë rreth 60 vjec dhe një grua rreth 55 vjec të cilët kanë qenë duke udhëtuar me furgon.

Forca të shumta policie dhe ekipe mjekësore ndodhen në vendin e ngjarjes.