A do marrë pjesë PD në parlamentin e ri? Berisha: Gjithçka do të vendoset nga forumet
I pyetur nëse Partia Demokratike do të marrë pjesë në parlamentin e ri, kreu i PD-së, Sali Berisha, u shpreh se vendimi përfundimtar do të merret nga forumet e partisë.
Ai theksoi se çdo hap i mëtejshëm do të jetë produkt i një procesi të brendshëm vendimmarrës dhe jo i një vendimi personal.
Fjala e tij:
Të gjitha do vendosen nga forumet.
Gjithçka do të vendoset nga forumet e saj.