Moska fut presidentin italian Mattarella në listën e zezë, Italia thërret ambasadorin rus
Nga Alba Kepi
Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë ka thirrur sot ambasadorin e Federatës Ruse në Romë, pas vendimit të autoriteteve ruse për të përfshirë presidentin e Republikës, Sergio Mattarella, dhe përfaqësues të tjerë institucionalë italianë në një listë të ashtuquajtur të “rusofobëve”.
Ministri Antonio Tajani e ka cilësuar këtë akt si një provokim të rëndë ndaj Republikës dhe popullit italian, duke shprehur solidaritetin e tij institucional dhe personal ndaj presidentit Mattarella.
Italia i ka kërkuar zyrtarisht ambasadorit rus shpjegime për këtë veprim, duke paralajmëruar se mosrespektimi i përfaqësuesve më të lartë të shtetit italian nuk është i pranueshëm në raportet mes shteteve sovrane.