U ndalua nga policia pas manovrave në rrugë/ 22-vjeçarit shqiptar i gjendet drogë, arrestohet në Itali

Një 22-vjeçar është vënë në pranga nga autoritetet italiane.

 Arrestimi i tij mësohet se ka ardhur pasi ai u konstatua nga policia duke kryer manovra në rrugë.

Pas ndalimit policia ka kontrolluar të riun dhe mjetin e tij ku ka gjetur një sasi lëndë narkotike.

Mësohet se nën levën e frenave të dorës, u gjetën 12 qese me kokainë.

Policia gjeti dhe sekuestroi edhe 350 euro, të ardhura që dyshohet se kanë ardhur nga trafiku i drogës.

Shqiptari kishte edhe dy telefona, në të cilët u zbuluan biseda me blerës. Gjithashtu i riu qëndronte në Itali ilegalisht.