Ironi me iniciativat e qeverisë, gazetari: Si i zgjidhim problemet me…burg për drita, për parkim
Gazetari Lutfi Dervishi ka reaguar me një shënim ironik në faqen e tij në facebook ku tregon se si shqiptarët përfundojnë në burg edhe për gjera që në asnjë vend të botës nuk mund të ndodhë një gjë e tillë.
“Ke kritikuar gjyqtarin – burg, ke bërë ironi në facebook- burg”, shkruan Dervishi duke shtruar pyetjen se si I zgjidhim problemet.
Mesazhi:
Si i zgjidhim problemet?
S'ke paguar dritat - burg
Ke ndërtuar pa leje - burg
Ke kritikuar gjyqtarin - burg
Ke bërë ironi në facebook- burg
Ke hapur profil fallso- burg
Ke publikuar sekret - burg
Ke parkuar "dyshe" - burg
S'ke bërë kolaudim - burg