Doktori vijon qetësisht operacionin, pavarësisht lëkundjeve 8.8 ballë të tërmetit në Rusi
Teksa tërmeti me magnitudë 8.8 ballë godiste pranë Gadishullit Kamchatka të Rusisë, duke bërë të lëshohet një alarm për cunami, një mjek në sallën e operacionit nuk e ndaloi ndërhyrjen kirurgjikale ndaj një pacienti që po e operonte.
Në videon që qarkullon në media dhe rrjetet sociale shihet doktori, i cili pavarësisht lëkundjeve dhe fuqisë goditëse të magnitudës prej 8.8 ballë, vijoi qetësisht operacionin ndaj pacientit përpara se të përfundonte ndërhyrjen kirurgjikale.
Ministri I Shëndetësisë së Gadishullit Kamchatka në Rusi, tha se pacienti ndodhej jashtë rrezikut për jetën, ndërsa përgëzoi mjekët në sallën e operacionit për ruajtjen e qetësisë dhe që qëndruan me të deri në përfundim të procedurës së ndërhyrjes kirurgjikale.
Agjencia meteorologjike e Japonisë tha se tërmeti ndodhi në orën 8:25 të mëngjesit sipas orës lokale të mërkurën dhe regjistroi një magnitudë 8.8 dhe se tërmeti ndodhi në një thellësi prej 13 miljesh.
Më 4 nëntor 1952, një tërmet me magnitudë 9.0 në Kamchatka shkaktoi dëme, por nuk u raportuan viktima, pavarësisht se shkaktoi valë 9.1 metrash në Hawaii.