Pjesë e një organizate kriminale të trafikut të drogës, arrestohet në Shijak 39-vjeçari! Do të ekstradohet drejt Italisë

Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Durrës, ka finalizuar operacionin policor “Operacionalja 57”, ku është kapur një person i kërkuar ndërkombëtarisht.

Në fshatin Hardhisht, Shijak, u arrestua 39-vjeçari Fatjan Stafa, banues në Pjezë, Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Interpol Roma pasi ishte dënuar në Itali me 7 vjet, 7 muaj dhe 12 ditë burg për pjesëmarrje në një organizatë kriminale që merrej me trafik droge.

Stafa po pritet të ekstradohet në Itali për të vuajtur dënimin e tij. 

Policia e Shtetit

Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Durrës, operacioni policor i koduar “Operacionalja 57”.   
 
Kapet në një fshat në Shijak, një 39-vjeçar, i dënuar në Itali, me 7 vjet, 7 muaj e 12 ditë burgim, për pjesëmarrje në organizatë kriminale që trafikonte lëndë narkotike.  

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh, në bshkëpunim me Shërbimet Operacionale të DVP Durrës, finalizuan operacionin e koduar “Operacionalja 57”.      

Gjatë këtij operacioni, u kap në fshatin Hardhisht, Shijak, dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasi Fatjan Stafa, 39 vjeç, banues në fshatin Pjezë, Durrës.    

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit e Firences, me vendimin e datës 08.10.2024, e ka dënuar me 7 vjet, 7 muaj e 12 ditë burgim, për për pjesëmarrje në organizatë kriminale për trafikimin e lëndëve narkotike.  

Interpol Tirana vijon procedurat në bashkëpunim me autoritetet italiane, për ekstradimin e këtij shtetasi.