", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2025/July/30/auto_robi1753859662.jpg", "width": 900, "height": 530 } }

Babai në burg, Robinho Jr firmos kontratën e parë profesionale me Santosin

Pas më shumë se 20 vitesh, mbiemri Robinho rikthehet te Santosi. Jo, nuk bëhet fjalë për ish-‘yllin’ e Milanit dhe Real Madrid-it, por për të birin Robinho Jr, i cili ka firmosur kontratën e tij të parë si profesionist me klubin brazilian.

19-vjeçari ka impresionuar drejtuesit e Santosit gjatë disa paraqitjeve të tij në skuadrën e parë dhe presidenti Marcelo Teixeira ka vendosur ta “blindojë”, duke i ofruar një marrëveshje deri më 30 prill 2027, me rritje të klauzolës së largimit. Talenti i ri ka fituar vlerësime të shumta për performancat e tij dhe tashmë është pjesë e plotë e ekipit të parë.

Robinho Jr do të mbajë fanellën me numrin 7, të njëjtin që mbante babai i tij kur debutoi profesionalisht me Santosin në vitin 2002. “Po jetoj një ëndërr që po bëhet realitet. Që i vogël kam dashur të bëhem futbollist dhe gjëja që më bëri më të lumtur ishte debutimi im me Santosin”, tha ai pas firmës së kontratës.

Presidenti Teixeira theksoi rëndësinë e investimit te të rinjtë, një filozofi që historikisht ka sjellë talente të mëdhenj në klub:

“Santosi ka në ADN-në e tij zhvillimin e talenteve të rinj. Do t’i shohim këta lojtarë të marrin vendin e tyre, sidomos Robinho Jr.”

Santos synon të rikthehet në majat e futbollit brazilian dhe Robinho Jr shihet si një nga gurët e rëndësishëm për ndërtimin e së ardhmes. Tifozët shpresojnë që ai të ecë në gjurmët e të atit dhe të shkëlqejë me fanellën kuqezi.

Aktualisht, babai i tij, Robson de Souza, i njohur si Robinho (i lindur më 25 janar 1984), ndodhet në burgun Tremembé në shtetin São Paulo të Brazilit. Ai filloi të vuajë një dënim prej nëntë vjetësh pasi u shpall fajtor për përfshirje në një rast përdhunimi grupor në Itali në vitin 2013. Robinho është arrestuar në mars të vitit 2024 dhe që atëherë po kryen dënimin në Brazil, pas vendimit të Gjykatës së Lartë Brazilian për të zbatuar dënimin e dhënë nga autoritetet italiane

 

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Santos Futebol Clube (@santosfc)