Rusia u godit nga tërmeti 8.8 ballë, përmbytet arkipelagu! Mijëra banorë të evakuuar pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme
Një tërmet me magnitudë 8.8 ballë, më i forti në rajon në gati 73 vite, goditi brigjet e Gadishullit Kamchatka të Rusisë në orët e para të së martës.
Tërmeti shkaktoi një cunami në Rusi, Japoni dhe Hawaii, duke nxitur paralajmërime për banorët e pothuajse çdo vendi që kufizohet me oqeanin Paqësor.
Cunami ka përmbytur qytetin Severo-Kurilsk, në pjesën veriore të arkipelagut rus të njohur si Ishujt Kuril, sipas Ministrisë Ruse të Emergjencave.
Rreth 2.700 banorë të arkipelagut, ku është shpallur gjendje e jashtëzakonshme, u evakuuan, raportoi TASS.
Videot në mediat sociale tregojnë ujëra të rrëmbyeshëm që përmbytin qytetin Severo-Kurilsk.