Cunami pritet të godasë disa pjesë të Kinës lindore

Autoritetet thanë se dëmet pritet të ndihen përgjatë zonave bregdetare të Kinës.

Qendra e paralajmërimit për cunami në Kinë tha se priten valë midis 30 cm dhe një metër.

"Bazuar në rezultatet e fundit të paralajmërimit dhe analizës, Qendra Këshillimore për Cunamin e Ministrisë së Burimeve Kombëtare ka përcaktuar se tërmeti ka shkaktuar një cunami, i cili pritet të shkaktojë dëme në zona të caktuara bregdetare të Kinës", tha qendra.