Shkaktoi paralajmërime për cunami/ Tërmeti në Rusi më i forti në botë në 14 vitet e fundit

Tërmeti që goditi brigjet lindore të gadishullit Kamçatka në Rusi dhe shkaktoi valë cunami në mbarë rajonin e Paqësorit të mërkurën, ishte më i forti në më shumë se 14 vjet. Autoritetet kanë lëshuar urdhra evakuimi.

Mëngjesin e së mërkurës, sizmologët japonezë dhe amerikanë njoftuan fillimisht se tërmeti kishte një magnitudë paraprake prej 8.0, por më pas Shërbimi Gjeologjik i SHBA (USGS) e përditësoi matjen në 8.8.

Ky duket të jetë tërmeti më i fuqishëm në botë që nga marsi i vitit 2011, kur një tërmet me magnitudë 9.0 në verilindje të Japonisë shkaktoi një cunami shkatërrues dhe avari të rënda në një central bërthamor.

Vetëm pak tërmete në botë janë regjistruar më të fuqishëm se ky, shkruan Fox News.