Juventusi hedh sytë nga Darwin Nunez

Objektivi i madh i Juventusit për sulmin është padyshim rikthimi i Randal Kolo Muani.

Bardhezinjtë po punojnë për një transferim përfundimtar të sulmuesit francez.

Në rast se nuk gjendet gjuha e përbashkët me PSG-në, Juventusi ka piketuar një tjetër emër të njohur për sulmin siç është Darwin Nunez.

Me përforcimet që ka bërë Liverpooli këtë verë, shanset e Nunez që të jetë titullar janë shumë të pakta, ndaj largimi i tij është një opsion shumë i mundshëm.

Juventus dhe Serie A mund të ishte destinacioni ideal për sulmuesin uruguaian për të rilindur, pas mungesës së qëndrueshmërisë që ka shfaqur te Liverpool.

Marrëveshja mes klubeve nuk do të jetë aspak e lehtë. Liverpool është i gatshëm ta lërë të lirë Nunez për një shifër të majme 60-65 milionë euro, gjë që vështirë të pranohet nga Juventus. Pavarësisht kësaj, klubi anglez është i gatshëm të shqyrtojë mundësi të tilla si një huazim me mundësi blerjeje, gjë që do të ishte më e favorshme për bardhezinjtë.