", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2025/July/29/auto_00Huckabee-Israel-HFO-tfhq-articleLarge1753815715.webp", "width": 600, "height": 400 } }

Ambasadori amerikan në Izrael/ ‘Të njohësh sot shtetin e Palestinës, njësoj sikur t’i japësh fitoren Nazistëve’

Ambasadori amerikan në Izrael, Maik Hakabi, hodhi poshtë njohjen e shtetit palestinez nga Franca, duke vlerësuar se kjo lëvizje i jep Hamasit mundësinë të paraqitet si ‘fituese'. Ai e krahasoi këtë me ‘dhënien e fitores nazistëve pas Luftës së Dytë Botërore’.

Në një intervistë për Fox Neës, Hakabi e quajti ‘shumë të papërgjegjshme’ vendimin e presidentit francez Emanuel Macron, duke thënë se ai fshin çdo shpresë që Hamas të heqë dorë nga lufta.

Ky vendim i jep Hamasit përshtypjen se ka një mundësi reale për të pretenduar fitore, që do të ishte si t’i jepje fitoren nazistëve pas Luftës së Dytë Botërore,” shtoi ai.

Hakabi, është i njohur për mbështetjen e palëkundur ndaj Izraelit. Ai ka shprehur madje dyshime për ekzistencën e popullit palestinez, duke thënë se ata mund të vendosen në vende fqinje si Siria, Jordania apo Egjipti. Të dielën, ai ironizoi Makron për shpalljen e njëanshme të shtetit palestinez.

Në një postim në platformën X, ai shkroi se Franca do të propozojë Bregun e Fildishtë për vendosjen e palestinezëve dhe se ‘shteti i ri do të quhet Frankestina’.

Në shkurt të këtij viti, presidenti amerikan Donald Trump shprehu dëshirën që Gaza të transformohet në “Riviera e Lindjes së Mesme”, duke zhvendosur popullsinë për të rindërtuar zonën e shkatërruar nga lufta.

Hakabi e përsëriti këtë propozim dhe sulmoi sërish Makronin, duke pyetur: “Pse nuk strehojnë njerëzit e Gazës që duan të largohen me dëshirë? Pse nuk e bën Britania?

Deklaratat e Hakabit u bënë pak para se kryeministri britanik Keir Starmer të njoftonte synimin për njohjen e një shteti palestinez në shtator.