VIDEO/ Plas në Prishtinë para ndeshjes së Championsit, tifozët shqiptarë përleshen me danezët

Drita do të masë forcat me Kopenhagenin në orën 20:00. Ndeshja është e vlefshme për turin e dytë të Ligës së Kampioneve.

Nga Prishtina raportohet për përplasje mes tifozëve të Dritës dhe Kopenhagenit.

Më tepër se 200 tifozë të klubit danez kanë udhëtuar për ndeshjen e sotme.

Në pamjet e publikuar vërehen forcat policore. Kujtojmë se Drita e ka humbur ndeshjen e parë në transfertë me rezultatin 2-0.

Kjo do të jetë përballja e dytë në histori mes dy skuadrave. Në rast eliminimi, kampionët e Kosovës do e vijojnë rrugëtimin në turin e tretë të Ligës së Europës.

https://streamin.one/v/aa588d74