SYRI TV/ Laptopi i ‘Lubisë’ - Berisha: Database me punësime për vota, terroristët elektoral paguhen nga taksapaguesit

Lideri i opozitës Sali Berisha ka publikuar të dhëna tronditëse për krimet zgjedhore. Në të ashtuquajturin “Laptopi i Lubisë”, u gjetën database për punësime kundrejt votave, deklaroi kryedemokrati, ndërsa theksoi se Belinda Balluku ka përdorur administratën si polici elektorale. Gjatë fjalës së tij me gazetarët, Berisha denoncoi veçanërisht strukturat e ‘policisë politike’ në qytetin e Fierit, të cilat, sipas tij, kanë ushtruar presion sistematik mbi qytetarët.

Syri TV

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha publikoi  një regjistër me emrat e patronazhistëve, të cilët kanë manipuluar procesin elektoral në 11 maj. Nga selia blu, Berisha deklaroi se të dhënat janë marrë nga  laptopi i zëvendëskryeministres Belinda Balluku, ndërsa theksoi  se këta persona të cilët paguhen me taksat e qytetarëve, bëjnë rolin e policit elektoral për mazhorancën socialiste në Fier.

Berisha denoncoi tjetërsime të vullnetit të qytetarëve nga ana e mazhorancës, me anë të premtimeve për vend pune.

Lideri i opozitës akuzoi kreun e SPAK, Altin Dumanin se me mbylljen që i ka bërë kësaj dosje, tregon se është armik i votës, ashtu si Edi Rama.

Berisha deklaroi se qeveria bleu vota me anë të leje të ndërtimit dhe eurove që vijnë nga krimi i organizuar.

Sali Berisha u shpreh se për manipulimin e votës së diasporës, opozita do të ndjek shkallët e gjyqësorit për të çuar çështjen në Strasburg.