Iñaki Williams: Të jesh kapiteni i parë ‘i zi’ i Bilbaos është diçka e madhe… kur në modë është e djathta ekstreme

Iñaki Williams, sulmues i Athletic Club, ka folur me krenari për rolin e tij si kapiteni i parë me ngjyrë në historinë e klubit nga Bilbao. Në një konferencë për shtypin, lojtari theksoi rëndësinë që ka përfaqësimi i komuniteteve të ndryshme në një klub tradicional si Athletic.

“Është një nder i jashtëzakonshëm,” tha ai. “Duket si rastësi që prindërit e mi më sollën në jetë pikërisht në Bilbao… por është fati. Kemi fatin të përfaqësojmë shumë njerëz që vijnë nga jashtë për të punuar e për të ndërtuar një jetë më të mirë. Të jesh një pikë referimi, si në Vendet Baske, ashtu edhe në gjithë Spanjën, është diçka shumë e rëndësishme. Ne jemi njerëz me prejardhje të përulur dhe fakti që këtë po e tregojmë hapur është një gjë e mirë për të gjithë.”

Williams nuk i kurseu kritikat ndaj klimës politike aktuale në Spanjë, duke u shprehur: “Është në modë e djathta ekstreme, por ne që kemi zë do të vazhdojmë të thyejmë barriera dhe të mbyllim gojë.”

Sulmuesi 30-vjeçar theksoi gjithashtu se po kalon një periudhë të artë në jetën e tij, si në aspektin sportiv, ashtu edhe personal: “Jam në një moment shumë të pjekur. Kam parë dhe mësuar nga më të mirët, kam pasur kapitenë të mëdhenj. Mendoja se do të ishte barrë e rëndë, por ndihem gati. Kush do ta kishte menduar këtë kur erdha si i ri në ekipin e të rinjve të Athletic! Të ngjitesh nga akademia dhe të arrish deri këtu është një gëzim i jashtëzakonshëm.”