‘Laptopi i Lubisë’/ Berisha: Materialet e zgjedhjeve të 11 majit, janë marrë nga hakerat
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë deklarata të forta lidhur me materialet që janë marrë nga laptopi i Ballukut.
Ai ka akuzuar hakerët për marrjen e informacionit të zgjedhjeve të 11 majit, duke shtuar se materialet janë të freskëta dhe përfshijnë mijëra të dhëna që lidhen me procesin zgjedhor.
Berisha theksoi se informacionet përfshijnë korrespondencë mes personave të ndryshëm dhe se këto materiale janë dëshmi për ndikimin e grupeve të organizuara në zgjedhje.
Ai u shpreh se për të pasur një pasqyrë të plotë të atyre që kanë ndodhur, do të duhej më shumë kohë për të shpjeguar të gjitha detajet.
Pjesë nga deklarata:
Këto janë të gjithë të freskët të 11 majit, të zgjedhjeve të 11 majit dhe janë mijëra të tjerë. Por po të rrija dhe tua paraqisja shkonim shumë gjatë.
Të gjithë janë me telefona, me persona korrespondues..
... Hakerat, hakerat janë, hakerat.