Kapet kreu i një organizate kriminale ndërkombëtare, 59-vjeçari i cili tentoi t’i ikte policisë me 'Audi Q5', por…
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar "Hierarkia", ku u kap dhe u arrestua Ilir Kociaj, 59 vjeç, kreu i një organizate kriminale ndërkombëtare.
Ky shtetas, i cili kishte një rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe ishte shpallur në kërkim, është dënuar me 18 vjet burgim nga Gjykata e Firences, Itali, për "Trafikimin e lëndëve narkotike" në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.
Kociaj tentoi të largohej nga shërbimet e Policisë me automjetin e tij, një Audi Q5, në autostradën Tiranë–Elbasan, por u kap në flagrancë nga Seksioni i Kërkimit dhe Forca e Posaçme "Shqiponja".
Automjeti u sekuestrua dhe i arrestuari iu dorëzua Policisë së Elbasanit për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.
Njoftimi:
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Hierarkia”.
Kapet kreu i një organizate kriminale ndërkombëtare, shtetas me rrezikshmëri shoqërore, i dënuar me 18 vjet burgim.
59-vjeçari tentoi t’iu ikte shërbimeve të Policisë, me një automjet tip “Audi Q5” që u sekuestrua nga Policia.
Si rezultat i një pune të mirorganziuar informative dhe operacionale, shërbimet e Seksionit të Kërkimit të Sektorit të Forcës së Posaçme për Operacione Speciale dhe Kërkime, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, finalizuan me sukses operacionin “Hierarkia”, gjatë të cilit u vu në pranga shtetasi:
-Ilir Kociaj (Koçiaj), 59 vjeç.
59-vjeçari, u kap në flagrancë teksa tentonte të largohej me automjetin e tij, në autostradën “Tiranë–Elbasan”.
Shtetasi Ilir Kociaj (Koçiaj) ishte shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, në zbatim të vendimit të Gjykatës së Apelit Tiranë për njohjen e vendimit të Gjykatës së Firences, Itali, që e dënon atë me 18 vite burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të një organizate kriminale.
59-vjeçari iu dorëzua Policisë së Elbasanit, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.