Konflikti në bulevardin e Korçës, autori godet kalimtarin pas debatit dhe arrestohet nga policia
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, më 28 korrik, në qytetin e Korçës, ku një konflikt mes dy personave përfundoi me dhunë fizike, duke lënë një prej tyre të plagosur rëndë.
Ngjarja ka ndodhur në një nga bulevardet kryesore të qytetit, ku autori i dyshuar, një person që kalonte me skuter, është konfliktuar me kalimtarin e rastit.
LEXO EDHE: Konfliktohen për motive të dobëta, arrestohet një person, i plagosuri drejt Tiranës
Sipas informacioneve të para të ardhura në redaksinë 'Syri Televizion', autori kalonte me një skuter në bulevard dhe e ka goditur të plagosurin që ka qenë kalimtar.
Atje ka nisur debati mes të dyve, duke u konfliktuar për atë që sapo kishte ndodhur, ku autori godet kalimtarin dhe i shkakton dëmtime në fytyrë.
Pas sulmit, autori ka lënë vendin e ngjarjes, por fatmirësisht, falë ndërhyrjes së Policisë Korçë, ai është kapur dhe arrestuar brenda pak minutash pas konfliktit.
Viktima, i cili ka pësuar dëmtime të rënda në fytyrë, është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Tiranës për trajtim më të specializuar.
Policia e Korçës ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe për të përcaktuar motivet që çuan në këtë akt të dhunshëm.