Konfliktohen për motive të dobëta, arrestohet një person, i plagosuri drejt Tiranës
Mbrëmjen e djeshme, një konflikt mes dy personave në Korçë ka agravuar në dhunë fizike mes tyre. Sipas informacioneve ka mbetur i plagosur rëndë një person.
Mësohet se sherri ka ndodhur në një nga bulevardet kryesore të qytetit. Pasi e ka goditur me grushta në fytyrë, autori është larguar nga vendngjarja por është kapur më pas, duke u arrestuar nga punonjësit e komisariatit të policisë së Korçës.
I plagosuri ka dëmtime në fytyrë dhe mësohet se u dërgua drejt spitalit të Tiranës për ndihmë më të specializuar.
Lidhur me rrethanat e ngjarjes është mësuar se autori kalonte me një skuter në bulevard, dhe e ka goditur të plagosurin që ka qenë kalimtar.
Atje ka nisur debati mes të dyve, duke u konfliktuar për atë që sapo kishte ndodhur, ku autori godet kalimtarin dhe i shkakton dëmtime në fytyrë.