Plagosi rëndë me thikë 70- vjeçarin gjatë një konflikti, arrestohet 67-vjeçari në Durrës, policia: Autori tentoi të arratisej, por…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Durrësit, ku një 70-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë me thikë gjatë një konflikti. Policia e Durrësit ka bërë të ditur se autori i sulmit, një 67-vjeçar, është arrestuar pas një operacioni të shpejtë dhe të koordinuar.
Pas incidentit, autori ka tentuar të arratiset, por forcat e rendit e kanë kapur dhe neutralizuar menjëherë. Sipas hetimeve paraprake, konflikti ka shpërthyer për arsye të pasqaruara, ndërkohë që viktima është dërguar në spital në gjendje të rëndë.
Policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe arsyet që çuan në këtë akt të dhunshëm.
Durrës
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një konflikt fizik me përdorim të mjetit prerës, në zonën pranë sheshit “Pranvera”, shkuan në adresën e dhënë dhe ndërhynë në kohë reale.
Si rezultat i ndërhyrjes profesionale, Policia arrestoi në flagrancë shtetasin A. Sh., 67 vjeç, banues në lagjen nr.11, Durrës.
Arrestimi i tij u bë pasi dje, në lagjen nr. 11, Durrës, në zonën e njohur si “Lulishtja”, pranë sheshit “Pranvera”, gjatë një konflikti për motive të dobëta dhe një debati verbal me fjalë fyese, ai goditi me mjet prerës (thikë) shtetasin F. T., 70 vjeç, banues në të njëjtën lagje, duke e plagosur rëndë.
I dëmtuari ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës, në kujdesin e mjekëve.
Në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua mjeti prerës (thikë) me të cilin u krye plagosja.
Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.