Sulm me thikë në Londër, dy viktima
Në Londër është regjistruar një sulm me thikë që la pas dy viktima.
Ngjarja ka ndodhur pranë një biznesi, ku katër persona u qëlluan me thikë.
Një prej tyre ndërroi jetë menjëherë në vendngjarje, ndërsa një 27-vjeçar humbi jetën më vonë në spital si pasojë e plagëve të marra.
Policia ka arrestuar një person, i cili dyshohet se ka lidhje me sulmin dhe që gjithashtu ka pësuar lëndime gjatë ngjarjes.