Fedez bën zyrtare lidhjen e tij, publikon fotot e para në rrjetet sociale
Fedez ka dhënë konfirmimin që mungonte ai dhe Giulia Honegger janë në një lidhje.
Reperi postoi disa foto në Instagram, ku shihet me pushime me stilisten. Ata shikojnë kamerën me fytyrat e tyre të rrethuara nga një zemër e bërë me duart e tyre, pastaj ai e fotografon atë shtrirë me bikini.
Ajo mbështet fytyrën mbi shpatullën e reperit dhe së bashku shikojnë në objektivin e kamerës, përmes filtrit të një zemre të vizatuar me dorë.
Fedez dhe Giulia Honegger po e kalojnë verën së bashku. Ata u fotografuan nga paparacët në Marina di Pietrasanta, në Versilia, ku shijuan detin dhe mbrëmjet romantike. Më pas u nisën për në Sardenjë me miqtë, dhe pikërisht nga ishulli dolën fotot e para në mediat sociale.
Javën e kaluar, u lëshua dekreti i divorcit midis Fedez dhe Chiara Ferragni. Menjëherë pas njoftimit zyrtar, sipërmarrësja u pa përsëri me Giovanni Tronchetti Provera. Ata janë parë përsëri së bashku, fillimisht në aeroportin e Malpensas dhe më pas në male, dhe disa thonë se nuk u ndanë kurrë, por thjesht ishin më të kujdesshëm që të mos linin gjurmë. Tashmë Chiara dhe Fedez nuk kanë frikë të ndajnë jetën e tyre të re.