Joao Felix firmos me Al Nassr, detajet e kontratës

Klubi nga Arabia Saudite, Al Nassr, ka bërë një tjetër goditje të madhe në merkato, duke siguruar shërbimet e sulmuesit Joao Felix.

Portugezi largohet nga Chelsea pas një marrëveshjeje të arritur mes palëve.

Sipas burimeve të medieve evropiane, 25-vjeçari ka marrë “dritën jeshile” dhe ka udhëtuar drejt Arabisë Saudite, ku pritet të kryejë vizitat mjekësore dhe më pas të zyrtarizohet si lojtari më i ri i Al Nassr.

Marrëveshja kap vlerën e 30 milionë eurove të paguara menjëherë, plus 20 milionë euro bonuse të mundshme, në varësi të performancës dhe objektivave të arritura.

Drejtuesit e Al Nassr nuk kanë ndërmend të ndalen me kaq. Në planet e klubit është edhe sulmuesi brazilian Antony, i cili është kthyer në radhët e Manchester United pas huazimit te Real Betis.

Sipas raportimeve të “Footmercato”, lojtari është jashtë planeve të trajnerit për sezonin e ardhshëm dhe për të është paraqitur një ofertë konkrete nga Al Nassr.