E ardhmja në dyshim, klubi i La Ligës vëzhgon situatën e Marash Kumbullës

Marash Kumbulla nuk e ka të sigurt të ardhmen te Roma. Mbrojtësi kuqezi kërkon minuta, ndërsa u kthye pas një huazimi pozitiv tek Espanjol.

Gasperini do të thotë fjalën e fundit, ndërsa Roma po vijon me fazën përgatitore.

Më parë është përfolur shifra 7 milionë euro, që klubi i La Ligës do ishte i gatshëm të investonte për Kumbullën.

Nga huazimi dhe blerja e kartonit, Roma ka shpenzuar rreth 30 milionë euro për mbrojtësin e Kombëtares.

Për këtë arsye nuk e ka të lehtë që ta largojë.

Kontrata e Kumbullës me verdhekuqtë është e vlefshme deri në vitin 2027.

Muaji gusht do të jetë vendimtar për të ardhmen, ndërsa huazimi aktualisht nuk konsiderohet opsion.