Plagosje në Durrës/ Të moshuarit bëjnë sherr për dominotë e nxjerrin thikat

Një lojë domino ka shërbyer që të nxisë një sherr që ka përfunduar me një plagosje me thikë.

Ngjarja është regjistruar në Durrës ku të përfshirë janë 2 të moshuar nga ky qytet.

Ngjarja e rëndë sapo ka ndodhur në afërsi të sheshit “Pranvera”, tek lulishtja perballe Postës Shqiptare.

Njëri prej tyre është plagosur, ndërkohë që autori është shoqëruar nga policia.

I plagosuri është dërguar me urgjencë në spital dhe sipas burimeve ndodhet jashtë rreziikut për jetën.

Njoftimi:

Durrës 

Plagosi me mjet prerës (thikë), një 70-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kapet menjëherë nga shërbimet e Policisë dhe shoqërohet në komisariat, autori i dyshuar. 

Në lagjen nr. 11, Durrës, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. Zh., 68 vjeç, dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin F. T., 70 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. 

Shërbimet e Policisë, pas marrjes së njoftimit, brenda pak minutash kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e shtetasit A. Zh. në Komisariat, për veprime të mëtejshme.  

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.