Pogradec/ U gjet e vrarë në banesën e përfshirë nga flakët, një i arrestuar si autor i krimit (EMRI)
Policia ka shoqëruar një djalë si autor të dyshuar të vrasjes së Kozeta Teços.
52 vjeçarja u gjet e vdekur mëngjesin e sotëm në apartamentin e saj të përfshirë nga flakët në lagjen nr 1 të Pogradecit.
Fillimisht u mendua se gruaja kishte vdekur nga asfiksia, por më pas u zbulua se viktima kishte shenja dhune.
Personi i arrestuar është Ilirjan Selmani. Ai është identifikuar nga kamerat e sigurisë të cilat e kanë filmuar teksa hynte në banesë. Një nga pista e hetimit është ajo e vrasjes për motive pronësie por do të jenë hetimet që do të zbulojnë dinamikën, pasi dyshohet se burri kishte lidhje intime me gruan.
I riu i arrestuar nuk ishte banor i zonës.