Gara për BKH-në/ Gledis Nano në SPAK për testin me gojë

Ish drejtuesi i Policisë së Shtetit, Gledis Nano është paraqitur në SPAK mesditën e kësaj të henë për t’iu nënshtruar testit me gojë, në garën për kreun e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Testi me gojë është faza e fundit e përzgjedhjes së një prej kandidatëve që do të drejtojë ‘FBI-në shqipatre’, përballë komisionit që monitorohet edhe nga disa përfaqësues të misioneve të ShBA dhe BE.

Të enjten dhe të premten është zhvilluar testi poligrafit. Në Akademinë e Policisë të 7 kandidatët iu nënshtruan testit të së vërtetës.

Gjatë monitorimit të poligrafit kandidatët iu përgjigjen pyetjeve provokuese. Specialistët e poligrafit, një prej të cilëve mësohet se ka mbërritur nga jashtë, ka vlerësuar reagimin e disa indikatorëve, si pulsi dhe djersitja.

Kandidatët për kreun e BKH-së: 

Andi Pogaçe

Artur Beu

Elton Kërluku

Gentian Ndoi

Gentjan Shehaj

Gledis Nano

Joni Keta