Krimi në Pogradec, fqinji: Ishte njeri i mirë, nuk di për konflikte...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Pogradec. Një 52 vjeçare është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e saj që i ishte vënë flaka.
Policia dyshon se zjarri në banesë në lagjen 1 të Pogradecit të jetë i qëllimshëm.
Ndërkohë që burime nga grupi hetimor sqarojnë se ngjarja dyshohet të jetë kriminale. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, ekspertët mjeko ligjorë kanë konstatuar shenja të jashtme dhune. Pra gruaja mund të jete vrarë.
Njëri nga fqinjët e viktimës i pyetur në Syri tv deklaroi se 52 - vjeçarja ishte një njeri shumë i mirë.
Fqinj i viktimës:
"Ishte shumë njeri i mirë. Jetonte vetëm. Unë kam dalë nga banesa në orën 4:30, kam ikur në Maqedoni.
Nuk pashë gjë kur ika. Tani e mora vesh.
Unë nuk di të ketë patur konflikte.
Dje ishte e motra këtu, por ajo banon në Tiranë."