Tiranë/ Arrestime dhe procedime penale për mashtrim, vjedhje, dhunë dhe armëmbajtje pa leje

Policia e Tiranës ka njoftuar disa raste ndalimesh dhe procedimesh penale gjatë 24 orëve të fundit, për vepra të ndryshme penale që variojnë nga mashtrimi te dhuna në familje.

Në pranga ka rënë 34-vjeçari A. R., i cili ishte shpallur në kërkim dhe ndaj të cilit Gjykata e Tiranës kishte caktuar masën “arrest me burg” për mashtrim me pasoja të rënda.

Po ashtu, nga Komisariati Nr. 3 është ndaluar B. Sh., 41 vjeç, i kërkuar për vjedhje. Ndërkohë janë arrestuar edhe 6 persona të një familjeje pas një konflikti mes tyre me sende të forta.

Në një tjetër rast, një 38-vjeçari iu gjet municion luftarak dhe ndaj tij u nis procedimi në gjendje të lirë.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë:

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar ndaluan shtetasin A. R., 34 vjeç, pasi ndaj tij, Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 3:
-kapën e ndaluan shtetasin B. Sh., 41 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”;
-arrestuan shtetasit A. J., 44 vjeç, K. C., 24 vjeç, M. Q., 48 vjeçe, R. S., 25 vjeçe dhe I. S., 23 vjeçe, familjarë me njëri-tjetrin. Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi për motive të dobëta, janë konfliktuar me sende të forta, me njëri-tjetrin;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. Th., 38 vjeç, pasi i gjetën me vete një sasi e vogël municioni luftarak.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 5:
-arrestuan shtetasin A. S., 43 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tyre;
-referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. J., 36 vjeç, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu në ajër, të cilën e posedonte me leje. Arma e gjahut u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. S., 27 vjeç, pasi nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë për të paraqitur dokumentat e automjetit.

Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasit R. H., 30 vjeç dhe R. P., 22 vjeçe, pasi u konstatuan duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.